Mesi nervoz: Barcelona nuk varet nga unë

Lionel Mesi e nisi nga stoli kundër Atletik Bilbaos dhe në fund të ndeshjes së barazuar 1-1 në Camp Nou ishte shumë nervoz me arbitrin Haime Latre. Pas fishkëllimës finale Mesi debatoi me arbitrin, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa sipas ESPN, gjatë debatit me arbitrin Mesi i tha: “Je duke më kërcënuar, je duke më kërcënuar”.

Ndërkaq, më vonë argjentinasi foli për BeIn Sports dhe preku temën e uljes së tij në stol, ndërkohë që Barcelona duket se nuk bën dot pa të, sepse “Pleshti” goditi shtyllën dhe i shkoi pranë golit, para se të krijonte golin e shënuar nga Munir. “Ne e kemi skuadrën dhe lojtarët për të qenë të mëdhenj, për të qenë të fortë dhe të mos varemi nga askush. Kjo është Barça. Kemi mjaftueshëm lojtarë, nuk varemi nga një lojtar. Këto rezultate janë për të ardhur keq, por duhet të qëndrojmë të qetë, sepse është një sezon i gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online