Spaleti: Ja pse Ikardi nuk do jetë, Inzagit ia vlerësoj këtë cilësi

Interi do të presë nesër në mbrëmje Lacion në “San Siro”. Një ndeshje e fortë dhe tepër e bukur pritet të zhvillohet, ndërsa në mes janë tre pikë të rëndësishme për kualifikimin në Champions.

Zikaltrit e Spaletit renditen në vendin e tretë me 53 pikë, ndërsa bardhekaltrit pozicionohen në vendin e gjashtë me 45 pikë (por dhe një ndeshje më pak). Luçiano Spaleti vlerëson kundërshtarin dhe ndalet te Mauro Ikardi.

Sulmuesi argjentinas ka bërë paqe me klubin dhe është rikthyer në stërvitje. Megjithatë, ai ka qëndruar shumë kohë jashtë dhe nuk është gati të japë kontributin e tij në fushën e blertë.

IKARDI – “Mauro është stërvitur dhe duhet ta ri integrojmë në sjelljen tonë në stërvitje. Ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Lacion, sepse mendojmë që nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët këtë ndeshje. Stërvitjet me skuadrën janë thelbësore për mua, kështu që të shohim se çfarë do të bëjmë për ndeshjen tjetër.”

LACIO – “Ata po zhvillojnë një kampionat të mirë edhe këtë vit, njësoj si vitet e fundit. Simone Inzagi i bën skuadrat e tij të luajnë bukur. Janë në lojë tre pikë shumë të rëndësishme, sepse Lacio është një prej konkurrentëve direkt.”

FORMACIONI – “Kemi një kontingjent lojtarësh, që na mundëson zëvendësimin e çdokujt. Miranda ka qenë gjithmonë një titullar. Ranokia ka patur më pak hapësira, por kur është thirrur ka treguar se gjendet mirë dhe mund të japë kontributin e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online