Spaleti: Interi duhet të jetë si biçikletë, ju tregoj avantazhin në Champions

0

Interi nuk kishte aspak fat në shortin e fazës së grupeve të Champions. Djemtë e Spaletit do të përballen me Barcelonën, Totenhemin dhe PSV. Grup i vështirë dhe ndeshje shumë të forta. Diçka të tillë e pranon dhe tekniku Spaleti, i cili për momentin është i përqendruar te ndeshje me Bolonjën. Java e tretë është në prag dhe Interi duhet të gjejë fitoren e parë për këtë sezon. Naingolan është gati për të debutuar, por Spaleti nuk dëshiron të krijojë varësi nga një lojtar i vetëm.

Kampionati – “Bolonja ka dëshirë të bëjë mirë, sepse ata nuk e kanë nisur kampionatin mirë ashtu si dhe ne. Luajnë në shtëpi dhe do hasim vështirësi, por duhet të arrijmë të përmirësojmë diçka sa i përket personalitetit tonë.

Naingolan? Raxha është i rëndësishëm, por kurrë nuk duhet krijuar varësi mbi një lojtar të vetëm. Ai na jep energji, agresivitet dhe forcën e goditjes, por skuadra duhet të jetë e fortë dhe kur mungojnë lojtarë. Jemi rritur krahasuar me sezonin e kaluar edhe pse rezultatet deri më tani nuk kanë qenë ato që kemi pritur.

Kritikat? Nuk duhet të merremi me kritikat, por të ndërtojmë dhe të përdorim mirë kohën tonë. Njësoj si pedalimi i një biçiklete. Nëse humbet brenda kritikave, konsumon energji që mund të të ndihmojnë në ndeshjet e radhës. Gjërat i analizojmë mes nesh dhe nuk duhet të merremi me çfarë ndodh jashtë. Ndeshjen me Bolonjën e kemi përgatitur mirë, kam hequr ditët e pushimit pasi kam vënë re një lloj shkujdesje te ekipi që nëse nuk e frenon, fillon e bëhet e frikshme.”

Champions – “Paguam faktin që ishim në vazon e katërt të grupeve, por, vitin e kaluar do të kishim paguar që të gjendeshim në këtë grup. Është shumë i vështirë, por mund të kemi një avantazh të vogël, që asnjë prej skuadrave nuk ka pika të dobëta. Duhet të jemi në lartësinë e kundërshtarëve dhe entuziazmi, historia dhe kujtimet na lejojnë të konkurrojmë. Janë skuadra të forta, por do të përshtatemi me karakteristikat e tyre dhe do të rrisim nivelin tonë”, përfundon Luçiano Spaleti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.