“Rezultat i drejtë, patëm raste, por lamë hapësira dhe nuk u treguam shumë të zotë në të sulmuarit pa lënë hapësira pas, ndaj është një rezultat që na shkon për shtat“. Kështu i përmbledh 90 minutat në San Siro Luçiano Spaleti, i cili e konsideron të drejtë barazimin 1-1 në sfidën Inter-Roma.
“Roma luajti një ndeshje të mirë dhe pasi pësuam gol, rrezikonim të linim shumë hapësira pas. Për këtë arsye, e pranoj me dëshirë këtë pikë. Duke parë edhe rezultatet e tjera, është një fundjavë e mbarë për ne“.
RANIERI – Një pikë në Milano nuk është kurrë keq, por Roma e Klaudio Ranierit e nisi shumë mirë dhe për një moment u duk se mund të parakalonte Milanin. Gjithsesi, pas ndeshjes trajneri verdhekuq ishte i kënaqur.
“Erdhëm me synimin për të kërkuar fitoren, mund të bënim diçka më shumë në kundërsulm në pjesën e dytë. Gjithsesi, një pikë në San Siro është mirë, e dimë që Interi në pjesët e dyta rritet shumë, ndërsa ne vuajtëm, nuk e di a ishte shkak edhe rënia fizike. Gjithsesi, e kërkuam fitoren deri në fund.
“Krahasimi mes Anglisë e Italisë? Në Itali presioni psikologjik i bllokon lojtarët, në Angli ka më pak taktikë e stres, luhet shpejt pa u shqetësuar“.