Spaleti: Askush nuk dyshon më për VAR-in, por duhet përdorur më shumë

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar një takim në Ligën italiane mes përfaqësuesve të stafeve teknike të klubeve italiane të Serisë A, presidentit të Shoqatës së Arbitrave, disenjatorit të arbitrave. I pranishëm ishte dhe Luçiano Spaleti dhe trajneri i Interit ka folur pas mbledhjes, duke treguar disa nga pikat e diskutuara.

Ky ishte një takim pozitiv dhe i rëndësishëm për bashkëpunimin në të ardhmen. Gjatë këtyre takimeve shqyrtojmë episode të ngjashme me njëri-tjetrin, por që zgjidhen në mënyra të ndryshme. Debati u përqendrua te përdorimi i VAR-it dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Prezenca e teknologjisë nuk është më në diskutim.”

Polemikat lindin nga mungesa e përdorimit të VAR-it dhe jo nga aplikimi. Në kompeticionet ku nuk është VAR-i, dallohet se mungon diçka, ndërsa përdorimi i a, ndërsa përdorimi i tij shuan dyshimet e shumta”, përfundon Luçiano Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *