Vogëlushi vë në shitje lodrat për “Superclassico”-n, historia ka një fund të lumtur

Tensioni në “Buenos Aires” vazhdon të rritet me kalimin e orëve. Të shtunën në stadiumin e River Plejt “Monumental” do të zhvillohet takimi përmbyllës i finales së Kupës Libertadores, që këtë vit, si asnjëherë  më parë ka vendosur përballë dy klubet mitike Boka Xhuniors dhe River Plejt.

Gjatë ditëve të fundit në Argjentinë janë raportuar histori nga më të çuditshmet si: Shokë që djegin shtëpitë e njëri-tjerit për shkak të debateve mbi këtë ndeshje, një ndërsa një tifoz fatkeq u qëllua me armë teksa kalonte me një bluzë të River Plejt në rrugët e Buenos Aires. Por, ka dhe histori si ato të Renzoz së vogël, foto e të cilët ka mallëngjyer me miliona njerëz.

Renzo është vetëm 6-vjeç por pasioni i tij për River Plejtin nuk njeh kufij. Djaloshi i vogël jeton në një qytet 1500 kilometra larg Buenos Aires dhe vjen nga një familje e varfër. Me pafajësinë e 6-vjeçari Renzo vendosi të dilte rrugës e të shiste lodrat e tij të pakta.

“Shes lodra, për të shkuar në Monumental”, shkruhej në tavolinën e vogël që mbante lodrat e Renzos. Foto e vogëlushit të vogël u bë lajm në mbarë vendin dhe më gjerë. Biletat për në “Monumental” kanë mbaruar me kohë, por veprimi Renzos nuk ishte i kotë, pasi për të mendoi një “fanclub” i River Plejtit me bazë në Malaga të Spanjës.  Spanjollët morën përsipër koston e biletës dhe transportit drejt Buenos Aires për ndeshjen që River Plejt do të luajë ndaj Gimnasias më datë 29 nëntor . Së shpejti Renzo do të shkelë për herë të parë stadiumin që e ka parë me qindra herë nga ekranet e televizorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online