Soue rigjen kombëtaren falë Skënderbeut: Tani dua “Këpucën e artë”!

Shënoi dje golin e katërt me fanellën e Skënderbeut në 9 javë kampionat duket se Ali Soue është rritur shumë. Pas goli të djeshëm, lojtari nga Gambia ka theksuar se është gati të konkurrojë denjësisht për “Këpucën e artë”. Skënderbeu, sipas tij, është skuadër super dhe e ndihmon shumë të arrijë të fitojë edhe trofe individualë. Tashmë Soue është grumbulluar nga kombëtarja e Gambias, pas paraqitjeve të mira me fanellën bardhëkuqe. Një kthim pas 4 vitesh mungesë te Gambia, shenjë se Soue ka bërë zgjedhjen e duhur duke shkuar te Skënderbeu, që tashmë shton lojtarët e shpërndarë me kombëtaret dhe duket trampolina pefekte në Superiore.

Pas fitores së djeshme sulmuesi u shpreh: “Jam shumë i lumtur që shënova sërish dhe që bëra detyrën time si sulmues. Kur shënon dhe fiton skuadra, golat kanë më shumë vlerë. Skënderbeu e them me bindje se është i pandalshëm dhe unë do ta kem më të lehtë të fitoj “Këpucën e artë”. Ne kemi si objektiv të risjellim titullin kampion në Korçë dhe do ta bëjmë patjetër. Jemi skuadra më e mirë dhe këtë e kemi treguar gjatë gjithë fazës së parë me 8 fitore dhe vetëm 1 barazim. Kombëtarja? Mund të pushoja, pasi kisha nevojë, por nesër (sot) duhet të udhëtoj drejt vendit tim, Gambias, pasi jam thirrur nga ekipi kombëtar. Kam luajtur me kombëtaren e moshave që kur isha 16 vjeç. Kthehem pas një jave dhe më pas do të vazhdojmë rrugën tonë drejt titullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online