Flamurtari-Kukësi, nga parullat e radhës te nervozizmi pas ndeshjes

Flamurtari u dënua me 4 ndeshje pa tifozë pas ndeshjes me Kamzën nga komisioni i disiplinës, për kore dhe banderola fyese. Ndeshja me Kukësin ishte e para në radhë, ku mbështetësit kuqezinj duhet të privoheshin për të ndjekur lojtarët e tyre, por kjo nuk ka ndodhur. E thjeshtë, pallatet rreth stadiumit “Flamurtari” të krijojnë komoditetin që të ndjekësh ndeshjen lehtësisht, të mbështesësh skuadrën, por dhe të përcjellësh mesazhet. Nuk mund të mungonte dhe  mesazhi i radhës nga tifozët vlonjate, teksa në një nga pallatet përballë shkruhej: “Rroftë shoku Napoleon”. “Pula të lumtura” ,”Vezë të shijshme”, dhe në fotografi një derri me kollare, ishin parullat e vendosura nga tifozët e Flamurtarit në pallatin në krah të stadiumit Po tani çfarë do të ndodhë, mos duhen mbyllur dhe pallatet?

 

Tifozët tentuan të hyjnë në stadium

Tifozët vlonjatë kanë kërkuar me çdo kusht të ndjekin takimin e sotëm kundër Kukësit pasi e cilësojnë të padrejtë vendimin që ka marrë FSHF dhe mënyrën se si ajo interpreton rregulloren në bazë të interesave të caktuar. Tifozët kanë rrethuar stadiumin në Vlorë dhe ashtu si klubi, kanë kërkuar që FSHF të japë një shpjegim me shkrim për situatën e krijuar dhe pse ata mbeten jashtë stadiumit në një kohë kur Apeli nuk ka dhënë vendimin e tij.

 

Idrizi kërkon arsyen e mosmbledhjes së Apelit

Stadiumi Flamurtari, i mbyllur për 4 ndeshje. Ky ishte vendimi i Komisionit të Disiplinës para pak ditësh. Por çfarë ndodh në raste të tilla? Apelohet, natyrisht, dhe Apeli mblidhet para ndeshjes së parë të dënimit, për të vendosur a do të rishikohet dënimi, apo do të mbetet në fuqi. Apeli nuk u mblodh fare këtë javë dhe Flamurtari ka protestuar ashpër, aq sa edhe para ndeshjes së djeshme Sinan Idrizi ka kërkuar llogari, duke pritur edhe një qëndrim me shkrim në lidhje me çështjen e tifozëve. Në Vlorë nuk kanë faj: po sikur nesër Apeli të fshijë dënimin e Flamurtarit, do përsëritet ndeshja ndaj Kukësit? Apo “hajt mos u mërzit”!

 

Danilo Alvesh “tërbon” Duron

Në minutën e 83-të Shpëtim Duro ka kërkuar në mënyrë urgjente që të kryente zëvendësimin e fundit. Edhe pse në momentin e parë nuk u kuptua se me kë e kishte, ishte Alvesh, ai që vetëm pak minuta më pas la fushën e lojës. “Ma hiqni shpejt, ma hiqni shpejt”, – u shpreh Duro në atë moment. Gjatë lojës Duro i ka kërkuar jo pak llogari të tijve, por dhe nga mungesa e tifozëve këshillat dëgjoheshin dhe në tribunën kryesore.  Gjatë takimit disa herë Duro ju drejtua në pjesën e parë Mustës dhe Alvesh: “O Muste po gjuaje topin mirë, ku e çon. Danilo, pasoje, pasoje topin, jo kot, mos e dërgo kot ku s’ka lojtar”.

 

Gjyqtarët largohen me polici, Gjici largohet menjëherë

-Në fund ka pasur kontestime nga ana e të pranishmëve në shkallët e stadiumit, por administratori Idrizi ka kërkuar qetësi nga të gjithë duke qetësuar disi situatën.

-Pas përfundimit të ndeshjes, sportdashësit e Flamurtarit kanë qëndruar pas stadiumit, duke thirrur në kor kundër federatës dhe Armando Dukës. Idrizi ka kërkuar që situata të normalizohet.

-Situatë e tensionuar pas përfundimit të ndeshjes dhe daljes së gjyqtarëve nga ambientet e stadiumit. Në momentet kur kanë dalë nga stadiumi gjyqtarët, tensioni ka shoqëruar këta të fundit deri sa kanë hyrë në automjet. Madje në një moment disa tifozë të Flamurtarit kanë kërkuar të kapen me gjyqtarët, por nuk janë lejuar nga policia.

– Akuza të forta edhe në drejtim të delegatit Plarent Kotherja, në momentet kur ky i fundit ka dalë nga stadiumi, për t’u larguar.

– Gjyqtarët janë larguar me mjetin e tyre, që ishte madje me targa të huaja, ndërsa janë larguar nën masa të forta të sigurisë dhe të shoqëruar nga  automjetet e policisë.

-Skuadra e Kukësit nuk ka pasur probleme pas përfundimit të ndeshjes.

-Në takim i pranishëm edhe trajneri i Laçit Gentian Mezani që ka ndjekur takimin nga tribuna “VIP”.

-Menjëherë sapo ka përfunduar takimi, presidenti Gici është takuar me Idrizin dhe është larguar menjëherë nga stadiumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online