Gjimshiti, Memushaj dhe Balliu, “oazi” i vetëm mbetet kombëtarja

Benevento dhe Metc janë në fund të tabelës në kampionatet respektive (Itali dhe Francë), duke pësuar në total 55 gola. E megjithatë, mbahen në formë duke luajtur me vazhdimësi

Anton Cicani

Çdo ditë stërviten për të përgatitur ndeshjen dhe humbjen e radhës, e cila vjen rregullisht si një orë zvicerane, që kur është çelur sezoni i kampionatit të Serisë A në Itali dhe Ligue 1 në Francë. Dhe, në portën e tyre e kanë parë topin kundërshtar ta prekë rrjetën plot 31 dhe 24 herë. Në total, 55 gola të pësuar nga skuadrat e tyre, në 24 ndeshje (nga 12 javë janë zhvilluar në dy ligat e sipërmendura).

Dhe, të mësohesh me dështimin dhe humbjet, sigurisht, nuk është diçka e mirë, sidomos për psikologjinë. Kjo, pasi mund të rrezikosh të gabosh edhe në situata që janë mjaft të lehta. E ndërsa për shumë futbollistë të tjerë nëpër botë, grumbullimet në kombëtare dhe, sidomos, miqësoret janë një humbje kohe dhe udhëtime e lodhje më kot, për Berat Gjimshitin, Ledian Memushajn dhe Ivan Balliun është një “varkë shpëtimi”. Praktikisht, një oaz i vërtetë në një shkretëtirë ku ata prej muajsh janë duke “ecur”.

Fundi i hidhur – Nëse hedh sytë në tabelën e kampionatit të Serisë A, në fund do të gjesh Beneventon, me 0 fitore, 0 barazim edhe 12 humbje, përveç se 5 gola të shënuar dhe 31 të pësuar. Praktikisht, thuajse 3 gola të pësuar çdo ndeshje. Nuk ndodhet më mirë Metci në Francë, që gjithashtu zotëron bishtin e klasifikikimit të Ligue 1. Skuadra ku aktivizohet Balliu, ndryshe nga Memushaj dhe Gjimshiti, ka arritur vetëm 1 fitore, më pas janë 11 humbje (e fundit, dje ndaj Lilës).

Sakaq, ka shënuar vetëm 5 gola, po aq sa edhe skuadra e Beneventos, duke pësuar më pak (24 të tilla), por sepse skuadra si Juventusi, Napoli, Roma, Lacio e kështu me radhë, në Francë vështirë të gjenden të tilla skuadra me kapacitet realizues të lartë. Praktikisht, si Benevento, ashtu edhe Metci janë të destinuara të kthehen andej nga erdhën (kategoritë e dyta), vetëm nëse nuk ndodh një mrekulli…

Minutat – Por, nëse ana e errët e medaljes është ecuria për t’u shënuar me të kuqe në kalendar, ka edhe një copëz që shkëlqen nga medalja dhe ajo ka të bëjë me rendimentin e futbollistëve, që janë praktikisht gjithmon të aktivizuar. Në fakt, Memushaj (dje ishte 90’ në stol përballë Juventusit) rezulton me një mesatare prej 10,155 km për ndeshje, ndërsa Gjimshiti (që u aktivizua edhe dje ndaj Juventusit) me 11,142 km. Në Francë, sakaq, deri tani, Ivan Balliu është aktivizuar plot 900 minuta, me një mesatare prej 11,050 km për ndeshje.

Panuçi – E megjithatë, pjesa më e vështirë vjen tani. Sepse, trajneri Kristian Panuçi, që i ka grumbulluar me kombëtaren kuqezi, duhet të punojë veçanërisht në psikologjinë e tyre, pasi humbjet sjellin humbje dhe të zhytin në një mentalitet tjetër, që nuk ka të bëjë me fitoret. Madje, gabon edhe atëherë kur gjërat shkojnë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online