Solskjaer: Sikur ishim me pushime, ju tregoj si e arrijmë zonën Champions!

Mançester Junajtid mori një fitore me vlera pasditen e sotme në përballjen me Uatford në shtëpi me shifrat 2-1. Një tripikësh i vuajtur për “djajtë e kuq” që nuk bënë një lojë të kënaqshme. Diçka të tillë e evidentoi dhe trajneri Solskjaer pas takimit, teksa foli për mediat.

Gjithsesi, norvegjezi u shpreh se edhe në kohën kur ai luante me Mançesterin dhe fitonte trofe, nuk është se çdo ndeshje luanin mirë. Solskjaer preku edhe temën “Champions”, teksa kur na ndajnë edhe 7 javë nga fundi i Premier League, gara sa vjen e bëhet më e ethshme.
Numri një i pankinës së “Red Devils”, u shpreh qartë se në rast se në shtatë ndeshjet e ardhshme, ekipi i tij merr të paktën 15 pikë, siguron jo vetëm një vend në Champions, por edhe në treshen e parë të renditjes.

“Na e bënë të vështirë ndeshjen dhe dukej sikur ishim me pushime, ose në grumbullim me kombëtaret. Të dyja ekipet kishin nevojë për pikë sot. Gjithsesi, në kohën kur luaja dhe fitoja trofe, nuk është se luanim çdo ndeshje mirë. Ishte si një fillim sezoni për ne. Tani në rast se marrim 15 pikë, do të jemi në treshen e parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online