Solskjaer: Sakrifikuam shumë, mbrotjtja na dha tri pikët

Mançester Junajtid mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ndaj Leisterit, teksa triumfoi me shifrat minimale, 0-1 në transfertë. Pas ndeshjes, ka folur për mediat trajneri Ole Gunar Solskjaer, i cili është shfaqur i kënaqur për fitoren, por ka rezerva për sa i përket lojës së ekipit të tij.

NDESHJA – “Ai pasim nga Pol Pogba ishte fantastik dhe kontrolli e finalizimi i Rashford gjithashtu. Futbolli është një ndeshe gabimesh. Djemtë, në momentin që bënin gabime dhe humbnin topin, bënin gjithçka për të luftuar dhe për ta marrë përsëri. Lesiter na vuri shumë në vështirësi dhe De Gea bëri disa pritje fantastike. Mund të bënim më mirë dhe duhet të luanim më lart, por në aspektin difensiv morëm tre pikë të merituara mendoj”.

EKIPI – “Qëndrimi i ekipi ishte ajo që më pëlqeu. Morëm tre pikë, në një ndeshje, ku djemtë sakrifikuan shumë. Ata e dinë që mund të bëjnë më mirë se kaq, por mbajtja e portës e paprekur të ndihmon gjithmonë”.

SANÇEZ – “Punoi shumë mirë sot, sidomos në mbrojtje. Po përmirësohet nga dita në ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online