Solskjaer mund të buzëqeshë, dy “dhurata” për vitin e ri

Mançester Junajtid ka nisur një kapitull të ri me trajnerin Solskjaer, i cili ka ardhur për ta nxjerrë nga kjo situatë aspak e mirë ku ndodhen “djajtë e kuq”. Skuadra e kuqe do të ndeshet me Bornmuthin këtë javë dhe trajneri tekniku i ri ka marrë lajme të mira nga infermieria.

Në seancën e djeshme stërvitore, së bashku me ekipin kanë qenë edhe Aleksis Sançez dhe Romelu Lukaku. Kiliani e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa belgu është rikthyer nga pushimi që i kishin rekomanduar mjekët.

Që të dy këto lojtarë mund të kenë minuta në ndeshjen e radhës, natyrshëm në varësi të situatave që do të sjellë loja, pasi nëse nuk do të jetë e nevojshme, mund të qëndrojnë pushim edhe këtë javë. Junajtid ka grumbulluar 32 pikë në 19 javë, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online