Solskjaer i sinqertë: Nuk ka revolucion, s’mund të blejmë 7 lojtarë

Ole Gunar Solskjaer ka folur për herë të parë në lidhje me planet e merkatos së Mançester Junajtid.

Në një intervistë për “Manchester Evening News”, trajneri norvegjez shpjegoi se klubi i tij nuk mund të bëjë një revolucion të skuadrës, duke thënë se ndryshimet do të bëhen hap pas hapi.

“Kam folur me klubin, ne e dimë se duhet të tregohemi realist dhe se kemi shumë punë për të bërë. S’mund t’i rregullojmë menjëherë gjërat. S’mund të blejmë shtatë lojtarë dhe të rikthehemi si më parë. Duhet të bëjmë gjërat hap pas hapi”.

“Kemi skautë që po vëzhgojnë lojtarë cilësorë dhe do të marrim futbollistët e duhur. Do të jenë lojtarë që do të kenë personalitetin, cilësinë dhe çmimin e duhur. Jam i bindur se do t’i marrim këta lojtarë”, tha Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online