Solari “zbut” konfliktin: Lojtar i madh, Reali vjen para gjithçkaje për të

Marselo nuk po kalon një moment të mirë dhe e ardhmja e tij shihet afër Juventusit. Braziliani i Realit nuk po preferohet nga Santiago Solari, ndërsa në Torino e presin me krahëhapur.

Trajneri argjentinas është ndalur te situata e mbrojtësit të majtë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Ajaksit në Champions. Solari thur elozhe për Marselon dhe i bën thirrje që të qëndrojë në ekip.

Argjentinasi komenton dhe përballjen me “Harkëtarët”, duke vlerësuar ekipin holandez. Reali i tij ndodhet në një formë të mirë dhe e ka lënë pas krizën. Pasi siguroi fitoren e gjashtë rresht në kampionat në derbin kundër Atletikos, “Los Blancos” janë gati të përballen me Ajaksin dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

MARSELO – “Marselo është një lojtar i madh dhe për të Reali vjen përpara gjithçkaje, jo më kot është zëvendës-kapiteni i skuadrës. Ai është profesionist dhe stërvitet çdo ditë maksimalisht. Të gjithë duam që ai të vazhdojë të qëndrojë këtu. Nuk e di nëse do ta nisë si titullar, do të vendos para ndeshjes midis tij ose Reguilon.”

AJAKSI – “Kur humbet çdo gjë shkon keq dhe e kundërta ndodh kur fiton. Ky është futbolli. Nuk mendoj se ata po kalojnë një moment të keq. Luajnë futboll dinamik dhe kanë lojtar cilësorë, do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por ne jemi gati dhe të përqendruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online