Solari mbron kapitenin: Ramosi foli troç, por e provokuan!

0

Reali do të luajnë nesër në drekë kundër Zhironës në shtëpi dhe do të tentojë të vazhdojë ecurinë e mirë të kohëve të fundit. Diferenca me Barcelonën kryesuese është 6 pikë dhe “Los Blancos” e shohin vetën në garë për titull.

Santiago Solari është ndalur te Sergio Ramos në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kampionatit. Kapiteni u ndëshkua me të verdhë në minutat e fundit të ndeshjes së Champions-it përballë Ajaksit dhe do të mungojë në sfidën e kthimit.

Ramos bëri “autogol” me deklaratën e tij, duke pranuar se e mori qëllimisht atë karton. Diçka e tillë ka sjellë kritika të shumta dhe lojtari mund të dënohet nga UEFA, por trajnere i ka dalë në mbrojtje.

Sergio Ramosit iu bë një pyetje provokative. Aksioni i ndëshkimit me të verdhe flet vetë dhe nuk ka nevojë për spekulime. Ramos iu referua faktit që u detyrua të bënte faull në atë lloj situate, ashtu siç e ka shpjeguar vetë. Ai dha një përgjigje të përshtatshme”, përfundon Solari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.