Solari: Eibar tregoi këllqe, nuk ishim në nivelin e tyre

0

Santiago Solari provoi për herë të parë shijen e humbjes si trajner i Real Madrid në trasnfertën ndaj Eibarit. Skuadra baske pati një dominim të frikshëm gjatë të gjithë takimit dhe rezultati 3 – 0 është mëse i merituar. Në përfundim të takimit, tekniku i “Los Blancos” përgëzoi kundërshtarin për lojën e bërë dhe bëri thirrje për të qëndruar optimist.

“Kundërshtari luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ata na ndëshkuan në kundërsulm dhe pas golit të dytë u bë e pamundur që ne të reagonim. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Skuadra ka probleme nga më të ndryshmet, por këto mund të riparohen”.

EIBAR –  “Ata treguan se janë një ekip me këllqe. Kjo duhet pranuar. Nuk arritëm të ishim në nivelin e tyre. Nuk mund ta mohoj që na dominuan më ngelet vetëm t’i uroj për paraqitjen e mirë që treguan. Duhet të tregohemi optimist, pasi jemi një skuadër që ia ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë moment të keq”, përfundoi Solari.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online