Santiago Solari provoi për herë të parë shijen e humbjes si trajner i Real Madrid në trasnfertën ndaj Eibarit. Skuadra baske pati një dominim të frikshëm gjatë të gjithë takimit dhe rezultati 3 – 0 është mëse i merituar. Në përfundim të takimit, tekniku i “Los Blancos” përgëzoi kundërshtarin për lojën e bërë dhe bëri thirrje për të qëndruar optimist.
“Kundërshtari luajti një ndeshje të shkëlqyer. Ata na ndëshkuan në kundërsulm dhe pas golit të dytë u bë e pamundur që ne të reagonim. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Skuadra ka probleme nga më të ndryshmet, por këto mund të riparohen”.
EIBAR – “Ata treguan se janë një ekip me këllqe. Kjo duhet pranuar. Nuk arritëm të ishim në nivelin e tyre. Nuk mund ta mohoj që na dominuan më ngelet vetëm t’i uroj për paraqitjen e mirë që treguan. Duhet të tregohemi optimist, pasi jemi një skuadër që ia ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë moment të keq”, përfundoi Solari.