Santiago Solari arriti ta niste me fitore aventurën e tij në stolin e Realit të Madridit, pavarësisht se ishte ndeshje kupe dhe përballë ishin modestët e Melilës. Fitore 0-4, ndërsa argjentinasi ka folur në konferencën për shtyp para sfidës kundër Vajadolidit. Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” për Solarin, i cili i ka provuar emocionet e stadiumit dhe si tifoz e lojtar.
DEBUTIMI – “Vinisius është një lojtar i joni dhe të gjithë e kanë mundësinë të luajnë si titullarë. Të gjithë janë të fortë dhe çdokush mund të japë kontributin e tij. Pak të rinj me Lopeteguin? Nuk më takon të flas për këtë gjë. Jam i kënaqur pas ndeshjes me Melilën. Rezultati ishte fryt i përqendrimit të skuadrës.”
VAJADOLID – “Ata janë një skuadër shumë e rregullt, që ka punuar shumë mirë, kështu që do të jetë një ndeshje serioze. Të debutoj në ‘Santiago Bernabeu’ është një gjë speciale si tifoz, futbollist dhe trajner. Nuk besoj se do të ndjej një gjë ndryshe.”
BEJL – “Prozhektorët janë të drejtuar drejt tij dhe pres që të demonstrojë talentin e tij të madh. E ardhmja ime? Nuk shqetësohem. Mendoj për ndeshjen e radhës dhe kjo është gjëja që duhet të bëj.