Skënderbeu vazhdon të vëzhgojë tregun e futbollistëve në Kosovë, teksa kërkon të gjejë talente për të ardhmen. Një emër i ri ka dalë në skenë dhe lidhet me një kalim te korçarët gjatë kësaj merkatoje. Bëhet fjalë për një mbrojtës 18-vjeçar.
Leonat Vitija quhet i riu dhe sezonit e fundit ka qenë pjesë e KEK-ut në IPKO Superliga e Kosovës. Skënderbeu e ka futur në “qark” dhe me shumë mundësi mbrojtësi do të zgjedhë të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.
Insporti.com raporton se nuk është vetëm Skënderbeu klubi që po e tenton futbollistin Vitija. Kampionët e Feronikelit gjithashtu kanë shfaqur interes për të, ashtu sikurse edhe Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa.
Vitija ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe ka luajtur rregullisht, ndërkohë që së fundmi ka provuar të debutojë edhe për Kosovën U21. Treguesit janë të qartë dhe kemi të bëjmë me një lojtar me të ardhme, që Skënderbeu synon ta afrojë dhe më pas ta shesë jashtë vendit.