Skënderbeu, sa vuajtje ndaj “amatorëve”!

I është dashur një ekzekutim perfekt i Liridon Latifit, që Skënderbeu të marrë një fitore të merituar 1-0, por shumë të vuajtur, përballë San Zhulias.

Në një ndeshje të dominuar, korçarët e patën mjaft të vështirë që të realizonin në pjesën e parë edhe pse krijuan mjaft raste për shënim.

Për t’u veçuar fakti se në tri raste ishte shtylla ajo që u mohoi golin. Në fraksionin e dytë, fillimisht “guri i çmuar” i Skënderbeut, Liridon Latifi do të gabonte në ekzekutimin e një 11-metërshi, por gjithçka do të shlyente vetëm pas 15 minutash, duke shënuar nga një goditje dënimin një supergol.

Fitore me shumë vlerë, që e afron me kualifikimin për në turin e dytë, aty ku kundërshtar do të jenë azerët e Kairat Almatit.

 

Skënderbeu – San Zhulia        1-0

Goli: Latifi 69′

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radash, Vangjeli, Lilaj, Osmani, Latifi, Gavazaj, Xhejms Adeniji, Vujoviç

San Zhulia: Rodrigez, Zario, Vigo, Firpo, Erik Rodrigez, Vijanueva, Zhirau, Luis Blanko, Zugiç, Fabio Serra, Noa Bafoe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online