Skënderbeu iu gëzua fitores me Kukësin, por tanimë duhet të mendojë për ndeshjen e radhës në transfertë me Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi do kërkojë të vijojë ecurinë pozitive, por duhet thënë se gjirokastritet do bëjnë çmos t’i mundin.
Korçarët sërish nuk do të jetë të plotë, pasi kapiteni Marko Radas është i pezulluar. Kartoni i verdhë i marrë ndaj Kukësit ishte i katërti dhe kështu qendërmbrojtësit i duhet të pushojë këtë javë.
Gjithsesi për trajnerin Shehi rikthehet i gatshëm Kaba Sambou. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq kundër Teutës dhe mungoi në takimin kundër Kukësit. tashmë shtatlarti do të jetë në dispozicion të stafit teknik dhe me shumë mundësi do të luajë titullar së bashku me Alitin në qendër të mbrojtjes.