Ters te Lacio për shqiptarët e afruar këtë verë

Lacio u shkërmoq përballë Ajntraht Frankfurt, duke humbur ndeshjen e Europa League me rezultatin 4-1. Përveç humbjes, bardhekaltrit kanë humbur dhe shërbimet e Riza Durmishit, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme, duke u zëvendësuar në minutën e 18-të me Senad Luliç.

24-vjeçari me origjinë shqiptare, por që kontribuon për kombëtaren e Danimarkës, ka dëmtuar keq krahun, pas një përplasje me Da Kostën. Gjatë kryerjes së rezonancës Durmishi është shprehur se: “Gjithmonë beso në zot. Daje Lacio. Do të kthehem më i fortë se më parë”.

Anësori i majtë ka patur një zhvendosje të bërrylit të djathtë, ndërsa priten teste të mëtejshme për një vlerësim të saktë të dëmtimit. Një lajm i keq për trajnerin Inzagi, i cili ka në zotërim vetëm Senad Luliç në krahun e majtë të mbrojtjes. Lukaku nuk është rikuperuar akoma, ndërsa do i duhet të qëndrojë pushim dhe Riza Durmishit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online