Skënderbeu në Almati, përcaktohet orari i ndeshjes

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Partizani e Tirana i luajtën ndeshjet në Tiranë në 30-35 gradë, në Europa League, por Skënderbeu pati temperatura të shkëlqyera ndaj San Zhulias, sepse luajti në mbrëmje.

Edhe turi i dytë sjell orare të mira për korçarët: në Kazakistan javën e ardhshme do të luhet në orar të përshtatshëm, 20.45 ora lokale.

UEFA ka përcaktuar orën që eviton temperaturat e frikshme të pasdites, por në Shqipëri do ta shohim pasdite, prej orës 16.45 ndeshjes, për shkak të ndryshimit të orës.

Për kthimin, në Korçë më 20 korrik, është përcaktuar orari 20.00.

Ndërkaq, Shkëndija do ta presë prej orës 18.00 HJK Helsinkin, të enjten e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *