Bajerni “vret” ligën? Jo, i pari është Augsburgu!

Historikisht, Bajerni është akuzuar si klubi i cili e “vjedh” pa mëshirë kampionatin gjerman. Duke pasur kapacitetet më të mëdha në çdo aspekt krahasuar me rivalët, rekordmenët, ndër vite, kanë transferuar yjet më të mëdhenj të Bundesligës.

Trajneri aktual i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ka pikërisht këtë mendim dhe e ka sulmuar disa herë dyshen Hënes-Rumenige. Sipas tij, Bundesliga nuk ka konkurrencë vetëm prej kësaj metode që Bajerni ndjek. “Në Gjermani, Bajerni e fiton kampionatin që në verë. Çdo vit, ata blejnë lojtarët më të mirë nga Borusia Dortmundi. Në fillim Robert Levandovskin, pastaj Mario Gëcen dhe më pas Mats Humelsin”, – deklaroi “The Special One” në shkurtin e kaluar.

A ka të drejtë ai? Për faktin që Bajerni fiton thuajse gjithmonë, po, sepse kështu ndodh, por a janë bavarezët “vrasësit” numër 1 të Bundesligës? Rezulton se jo! Këtë verë, kampionët kanë transferuar Sebastian Rudin, Nikas Zylen dhe Serzh Gnabrin, të tre nga kampionati vendës, por deri tani skuadra e Karlo Ançelotit ka vetëm tetë lojtarë të cilët kanë kaluar nga një skuadër gjermane në Mynih.

Verdhezinjtë e Dortmundit, për shembull, kanë më shumë, plot 13. Vetëm këtë verë Borusia ka transferuar Ëmer Toprakun, Mahmud Dahudin dhe Maksimiljan Filipin nga Bundesliga. Kështu, teoria praktikisht u rrëzua, por argumenti ende nuk ka përfunduar.

Klubi i cili aktualisht ka më shumë lojtarë të marrë nga kampionati gjerman është Augsburgu, me 15 emra. Ndryshimi, megjithatë, është se, ndryshe nga Bajerni apo Dortmundi, klubi bavarez ka shpenzuar vetëm 24,5 milionë euro për këta 15 lojtarë. Për lojtarët e vet Dortmundi ka investuar 167 milionë euro, prapë duke ia kaluar Bajernit, i cili për tetë lojtarët e vet ka shpenzuar 105 milionë euro.

Borusian e pason një tjetër Borusia, pikërisht ‘Gladbahu i vendit të tretë, i cili deri tani ka në skuadër 12 lojtarë të kësaj kategorie, ndjekur nga Hamburgu me 11, po aq sa edhe Herta e Berlinit. Në fund të renditjes janë Lajpcigu dhe Verder Bremeni, me nga vetëm dy lojtarë të afruar nga rivalët.

Renditja

1. Augsburgu 15 lojtarë (24,3 mln euro)
2. Dortmundi 14 lojtarë (167 mln euro)
3. M‘Gladbahu 12 lojtarë (76,3 mln euro)
4. Hamburgu 11 lojtarë (18,6 mln euro)

9. Bajerni 8 lojtarë (105 mln euro)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online