Skënderbeu me “përforcime” para Partizanit, i vjen në ndihmë tifozëve

Në “Selman Stërmasi” do të luhet ndeshja më interesante e javës së dhjetë, kjo pasi kryesuesit e Partizanit do të ndjekin kampionët në fuqi, por njëkohësisht dhe ndjekësit më të afërt. Korçarët i kanë shkaktuar të vetmen humbje “demave”, duke i mundur në javën e parë falë një 11-metërshi që u kthye në gol nga Muzaka.

Korçarët duan që të përsërisin suksesin dhe në kryeqytet, për të rimarrë vendin e parë në klasifikim. Përmes një postimi në “Facebook”, klubi ka njoftuar se do të vendosë transport falas për ndeshjen e së hënës, por njëkohësisht ka publikuar dhe çmimet e biletave për këtë sfidë.

Kujtojmë që në javën e parë pati jo pak incidente mes dy tifozerive, çka solli dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Prite interes i lartë si nga tifozët e Partizanit ashtu dhe nga ata korçar, të cilët janë jo të paktë dhe në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online