Skënderbeu-Kukësi, edhe Enea Jorgji i përzgjedhur

Skënderbeu dhe Kukësi do të përballen nesër mes tyre, ndërkohë që FSHF ka vendosur edhe se kush do ta gjykojë këtë takim të javës së shtatë në Kategorinë Superiore. Kridens Meta do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërkohë që anësorë janë përzgjedhur Denis Rexha dhe Dojando Myftari.

Ermal Barushi është gjyqtar i katërt, ndërkohë që bie në sy edhe Enea Jorgji, i cili sigurisht që nuk do të mund t’i shpëtojë njollës së ndeshjes që vendosi titullin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Ai takim i para dy viteve mbahet mend nga të gjithë për gjykimin që arbitri i FIFA-s bëri.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet nga korçarët diçka e tillë. Jorgji do të jetë gjyqtar linje, së bashku me Olsi Sokolin. Ndërkohë delegat për këtë takim është Uvil Zajmi, kurse vëzhgues Idriz Gashi.

ZYRTARËT E NDESHJES SKËNDERBEU-KUKËSI
Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha,  Dojando Myftari, Ermal Barushi Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online