Skënderbeu, humbje që nuk dëshpëron shumë

0

Humbje minimale në Çeki për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët për mënyrën se si shkoi loja mund të kishin bërë më mirë. Pasi u ndëshkuan në pjesën e parë nga Hramosta gjetën forcat që të barazonin me anë të Latifit vetëm 4 minuta para përfundimit të ndeshjes, që u ndihmua dhe nga një devijim. Në mënyrë të pabesueshme vendasit realizuan përsëri vetëm pas pak sekondash me anë të Janos, duke ngrirë në një farë mënyre buzëqeshjen e korçarëve, të cilët mund të vinin shumë më komod në ndeshjen e kthimit. Goli i shënuar në fushën kundërshtare i krijon luksin korçarëve që me një fitore minimale në Elbasan pas një jave t’i gëzohen një tjetër kualifikimi.

MLADA BOLESLAV – SKËNDERBEU     2-1

Shënues: Hramosta 42′, Janosh 88’/ Latifi 86′

 

86′ – Shkodra vertikalizon për Latifin, goditja e tij e forë devijohet dhe vendos ekuilibrin.

88′ – Janos kalon vendasit përsëri në avantazh menjëherë pasi nis loja, me një veprim spektakolar mposht portierin Shehi.

Mllada Boleslav: Divish, Fleishman, Dagllas, Çmovsh, Fabian, Prikril (Janos 78′), Matejovski, Rada, Maresh, Hramosta (Magera 67′), Mebrahtu. Të gatshëm: Vejmola, Komlishenko, Levin, Takacs Kerestes. Trajner: Dushan Uhrin.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Shkodra 78′), Osmani (Dita 90′), Nimaga, Taku (Gavazaj 67′), Latifi, Plaku. Të gatshëm: Teqja, Lulaj, Xhejms, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtar: Alan Mario Sant, Roberto Vela, Luke Porteli , Malkolm Spiteri (Maltë).

Kartonë të verdhë: / Nimaga 45+1′, Plaku 63′, Radas 71′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.