Kastrioti afron edhe shkodranin Dyca

Sulmuesi 21-vjeçar do të jetë pjesë e krutanëve në sezonin e ardhshëm

Krutanët vazhdojnë që çdo ditë të afrojnë futbollistë cilësorë. Por, si edhe kanë pohuar drejtuesit më të lartë të klubit të Kastriotit, nuk do të heqin dorë edhe nga të rinjtë e talentuar. Ergi Borshi i afruar pak ditë më parë, por edhe disa të rinj vendas janë përfshirë në planet e drejtuesve. Por, dje duket se është gjetur akordi me një tjetër lojtar të ri të talentuar. Bëhet fjalë për Denis Dycën, sulmuesin 21-vjeçar i cili dje ka rënë dakord me drejtuesit dhe ditët në vijim pritet edhe hedhja e firmës.

Dyca, edhe pse i ri në moshë, në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Vllaznisë në Superiore, ku edhe është aktivizuar në disa ndeshje deçizive, kurse edicionin e shkuar ka luajtur edhe me skuadrën e Vllaznisë B, në Kategorinë e Dytë ku edhe ka shënuar disa gola të rëndësishëm. Me këtë akord, numri i lojtarëve që ka afruar Kastrioti shkon në 7-të, por në ditët në vijim priten të tjera përforcime cilësorë. Me sa duket, krutanët po mendojnë të ndërtojnë një skuadër të konsoliduar, ku nuk janë të përqendruar vetëm te emrat, por edhe tek talentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online