Skema agjentësh dhe evazion fiskal, në Danimarkë shënjestrojnë klubin e Ylber Ramadanit

Dokumentet e “Football Leaks” kanë prekur dhe klubin danez Velje Boldklub, ekip ky ku aktivizohet mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani. Lukas Çang Një ndër aksionerët kryesorë të këtij klubi akuzohet e ka përdorur klubin për t’i rritur vlerën lojtarëve të caktuar të kombësisë kineze. (Çang është gjithashtu agjent lojtarësh)

Në pamje të parë, duket sikur gjithçka është normale, por problemet me ligjin fillojnë te fakti se në kontratat e shitjeve ose huazimeve të lojtarëve, shumica dërrmuese e të ardhurave i kanë shkuar drejpërdrejtë pronarit, i cili është njëkohësisht dhe agjenti, pra ata nuk figurojnë fare në llogaritë e klubit, duke i shmangur kështu taksimit në bazë të ligjit danez.

Lajmin e ka bërë të ditur media daneze “politiken.dk”, në artikullin e së cilës përfshihej dhe disa biseda me drejtues të Manncester Sitit, të cilët kërkonin ta përdornin klubin për t’ia rritur vlerën në mënyrë fiktive një lojtari kinez (Hu Riabao), i cili më pas do të shitej drejt kampionatit kinez me çmim të paarsyeshëm, për të rregulluar bilancet e klubit në pronësi të sheikëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online