Roma nuk po bën një sezon të mirë aktualisht, teksa rezultatet e verdhekuqve kanë lënë disi për të dëshiruar. Gjithsesi, një ndër lojtarët që ka rënë më shumë në sy te kryeqytetasit është Xhengiz Ynder.
Pikërisht, për talentin turk, mbrëmjen e sotme kanë ardhur skautë nga ekipi i Arsenalit për ta vëzhguar në përballjen që Roma do të ketë ndaj Interit. Drejtuesit verdhekuq e kanë thënë dhe më parë që nuk ulen të bisedojnë për turkun në rast se nuk ka një ofertë të paktën 50 milionë euro.
Roma e bleu 21-vjeçarin për 13 milionë euro nga ekipi i Bashakshehir verën e vitit të kaluar. Ynder ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 7 asist në 48 ndeshje të zhvilluara me kryeqytetasit.