Fabio Kanavaro është një nga mbrojtësit më të mirë që ka nxjerrë Italia. Kampion Bote me të kaltrit dhe fituesi i topit të artë 2006, aktualisht, ai drejton Guanzhu Evergrande në Superligën kineze të futbollit. Ekipi i drejtuar nga 44-vjeçari renditet në vendin e tretë gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Bejing Guan, por me dy ndeshje më pak.
Kanavaro komenton mbi sezonin e ri të Serisë A dhe ndalet tek Juventus, afrimi i Kristiano Ronaldos dhe Parma e tij, që është rikthyer mes më të mirave. Seria A gjendet pa një Kanavaro në fushë, mbas plot 25-vitesh. Fabio debutoi në vitin 1993, ndërsa i vëllai, Paolo Kanavaro, ishte pjesë e Sasuolos deri në dhjetor të vitit të kaluar. Sot zhvillohet ndeshja Parma-Juventus dhe Fabio ka kujtime të bukura, sepse ka luajtur me të dyja ekipet.
Parma – “Një qytet i bukur, ku jam rritur me familjen time. Kjo rritje më ka detyruar të shkoj pesë herë në shtëpi në shtatë vitet e fundit. Sot sfida është e pabarabartë, por kur mendoj një Tardini të mbushur dhe plot entuziazëm, mbas hidhërimit të Serisë D, mbushem plot gëzim. Në një ndeshje si kjo ke pak për të humbur, por ku i dihet…Megjithatë, bardhezinjtë janë shumë të fortë dhe të frikshëm. Dhe jo vetëm për faktin që ka ardhur Ronaldo. Alegri është i aftë të ndryshojë skuadrën shpesh, në varësi të kundërshtarit dhe formës së lojtarëve.”
Juventus – “Diferencat janë rritur mes Juventusit dhe klubeve të tjera. Në sensin që skuadrat që ndjekin Juven nuk kanë përmirësuar infrastrukturën e tyre. Bardhezinjtë ndërtuan një qendër tjetër sportive mbas Vinovos dhe është rritur dhe ekipi i femrave. Ata ndihen një klub i fortë dhe nuk preferojnë të ndryshojnë stilin e tyre. Nuk ishte e thjeshtë të mbyllnin raportin me Bufon dhe Markizion. Kanë krijuar një mekanizëm virtuoz. Nuk mjafton merkato e mirë e Milanit, Interit dhe Romës për të konkurruar Juventusin, ndërsa ekipet e tjera janë një hap më poshtë.”