Ofertat dhe prapaskenat e transferimit, rrëfehet Cikalleshi

Sokol Cikalleshi mbeti pjesë e Superligës turke, pasi do të luajë këtë sezon me Gëztepe. Vetëm në fund u arrit marrëveshja dhe gjithçka u konkretizua pas marrëveshjes së klubeve. Sulmuesi ka edhe dy vite kontratë me Osmanlispor, që ka paguar rreth 2 milionë euro për ta transferuar.

Normalisht nuk mund ta linte të lirë Cikalleshin, ndaj edhe është arritur marrëveshja për huazimin e tij. Vetë sulmuesi ka treguar në një intervistë për “Telesport.al” se si u arrit transferimi i tij, por edhe oferta që ka pasur. Tashmë ai ka lënë pas edhe dëmtimin, por nuk është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë.

OFERTAT – “Duke qene se Osmanlispori ra nga kategoria, doja të gjeja gjuhën e përbashkët me drejtuesit për t’u larguar dhe njëkohësisht kisha disa kërkesa nga ekipe si Goztepe, Akhisar dhe Bursaspor, por edhe nga Arabia Saudite! Diskutimet ishin të shitesha apo huazim dhe në fund u vendos për t’u huazuar, pasi kartoni im është i shtrenjte dhe klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët për shitje! Doja që në fillim Goztepen, pasi është klub i shëndetshëm dhe me siguri ka një të ardhme të ndritur”.

TRANSFERIMI – “Kishte ditë që isha në bisedime me Goztepen dhe ekipe te tjera, por në fund vendosa për Goztepe sepse kjo ishte dëshira ime që në fillim, por edhe më ofroi kushte shumë të mira. Po pres me padurim të jem në fushë dhe të shënoj golin e parë! Ka qene një periudhë e gjate bisedimesh për transferim apo huazim dhe në fund u vendos për huazim. Osmanlispori ka paguar një shifër të konsiderueshme për kartonin tim dhe pret të përfitojë në të ardhmen”.

DËMTIMI – “Kisha një dvmtim në kavilje, prandaj nuk kam luajtur këto dy javë, por tashmë jam kthyer plotësisht ne stërvitje. Fatkeqësisht, futbolli ka dhe anën tjetër te medaljes dhe kjo ndodhi me Roshin dhe Sadikun. U kam uruar shërim të shpejtë dy shokëve të mi dhe me padurim pres të luaj përsëri me ta. Grezda besoj se dëmtimin e ka kaluar dhe ka kryer një transferim super, kështu që i uroj suksese e mbarësi ne sezonin e ri”.

QYTETI DHE TIFOZËT – “Tifozët e Goztepes janë në ‘top 5’ tifozeritë më të flakta në Turqi, duke futur këtu edhe tifozët e Beshiktashit, Fenerbahçes, Gallatasarait dhe Trabzonsporit. Izmiri është një qytet bregdetar dhe është një mrekulli për të jetuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online