Korrupsioni në FIFA nuk ka fund. Skandali është thelluar dhe gjatë ditës së sotme është arrestuar numri dy i qeverisë botërore të futbollit. Ahmad Ahmad, zëvendës presidenti i FIFA-s dhe njëkohësisht presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) është ndaluar gjatë ditës së sotme në Paris.
59-vjeçari i lindur në Madagaskar do të hetohet për korrupsion dhe ndaj tij rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me mandatin e tij si president i CAF. FIFA ka reaguar me një deklaratë të thatë, duke mos shprehur ndonjë koment të veçantë.
“Nuk jemi në dijeni të detajeve që lidhen me këtë hetim, prandaj nuk mund të shprehim ndonjë koment. Jemi të angazhuar për zhdukje e çdo forme të veprave penale”, përfundon reagimi i FIFA-s.