S’ka më shpresë për Ferrarin, FIA mban krahun e Hemilton

Federata Ndërkombëtare e Automobilëve (FIA) i ka kthyer përgjigje negative skuderisë Ferrari në lidhje me ankimimin e këtyre të fundit për penalizimin me 5 sekondat të pilotit Sebastien Fettel në pistën e kanadasë.

Ylli gjermani i Formula Uno kreu një manovër të rrezikshme gjatë hyrjes në pistë duke rrezikuar përplasjen me rivalin Luis Hemilton. Komisarët e garës vepruan menjëherë duke zbatuar me rigorozitet rregulloren.

 

Fettel e kaloi i pari vijën e finishit, por penalizmi i dha fitoren Hemilton, çka e bëri akoma dhe më të dhimbshëm dënimin. Provat e dërguara nga Ferrari drejt “FIA”-s, nuk qenë të mjaftueshme për të zhvleftësuar dënimin e dhënë nga zyrtarët e pistës kanadeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online