Mançester Siti ka filluar spastrimet për sezonin e ri. Dy lojtarë e parë që do t’i largohen kampionëve të Anglisë janë braziliani Duglas Luiz dhe futbollisti anglez Fabien Delf, i cili gjatë viteve të fundit është aktivizuar më së shumti si mbrojtës i majtë.
Për 29-vjeçarin Delf është arritur një akord me Evertonin. Klubi nga qyteti i Liverpulit ka rënë dakord të paguajë 8 milionë paundë për kartonin e 29-vjeçarit, i cili largohet nga “qytetarët” pas katër vitesh bashkëpunim.
Mesfushori 21-vjeçar Duglas Luiz do transferohet te Aston Vila. Skuadra nga qyteti i Birmingemit ka rënë dakord të paguajë 15 milionë paundë për mesfushorin brazilian. Luiz u ble nga Siti dy vite më parë nga Vasko De Gama për 10 milionë paundë, por gjatë të gjithë saj kohe ka qëndruar në huazim te katalanasit e Zhironës.