Tomas Myler është i lumtur për fitoren kundër Milanit. Goli i Leon Goreckës i dhuroi fitoren djemve të Kovaç, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk e meritonin humbjen.
29-vjeçari gjerman u aktivizua si titullar dhe luajti rreth 80 minuta përpara se t’i linte vendin 18-vjeçarit Stiler. Sulmuesi i Bajernit tregohet i sinqertë në prononcimin e tij pas ndeshjes kundër Milanit.
“Në pjesën e parë ju bëmë shumë presion lart dhe nuk kishim shumë shanse. Milani pati një rast flagrant për të na barazuar. Jemi shumë të lumtur me fitoren”, thekson lojtari bavarez.