E kualifikuar në fazën tjetër të Champions League dhe në garë për kreun në La Liga. Atletiko e Madridit mbetet një prej skuadrave më të forta në Europë dhe trajneri Diego Simeone i ka të qarta idetë për ndërhyrjet që duhen bërë në skuadër.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Bryzh në Champions, trajneri nuk dha asnjë detaj për lëvizjet në merkato. Përkundrazi, ai pret rikthimin e sulmuesit kryesor të “kolçoneros”, Diego Kostan, i cili i’u nënshtrua operacionit në këmbë në Brazil.
“Uroj që Diego Kosta të jetë përforcimi ynë më i madh, duke nisur prej muajit shkurt. Kam biseduar shpesh më atë dhe jam në brendësi të situatës ku ndodhet. Shpresoj të rikuperohet sa më mirë dhe të gjejë shpejt gjendjen fizike”.