Mesi një “snajper” i vërtetë, i paarritshëm edhe nga skuadrat e mëdha

0

Leo Mesi është një prej lojtarëve më të mëdhenj që historia e futbollit ka njohu.  E gjithë karriera e argjentinasit është e lidhur me Barcelonën, ku ka ariut që të fitojë gjithçka si nga ana individuale, asht udhe me skuadrën. E vetmja brengë e “pleshtit” është që nuk po arrin dot që të triumfojë me Kombëtaren në një kompeticion madhor, edhe pse ka arritur që të shkojë deri në finalen e Kupës së Botës.

Gjithsesi, sulmuesi është unik sa i përket aftësive të tij, aq sa nuk janë të pakët ata që e konsiderojnë jashtëtokësor, për veprimet që ai mund të bëjë me topin. Mesi është i aftë që të shënojë në çdo pozicion, edhe në ndonjë mënyrë që askujt nuk i shkon në mend. Një pikë e fortë e 5-herë fituesit të Topit të Artë është goditja e lirë.

Plot 19 gola ka shënuar Mesin në 4 vitet e fundit nga goditjet e dënimit, duke lënë pas vetes jo vetëm lojtarë të mëdhenj, por edhe një pjesë të madh et skuadrave elitare. Juventusi gjatë kësja periudhe ka realizuar 18 gola nga goditet e dënimit. Reali i Madridit vetëm 14 herë ka gëzuar nga goditjet e lira, ndërsa pas tyre është Roma e Lioni me nga 14 gola të shënuar në të njëjtën mënyrë. Pa dyshim një statistikë unike dhe e jashtëzakonshme që e shton vlerat e Leos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.