“Shumë mirë për Realin nesë kanë Zidanin, do t’i shoh ndeshjet e tyre si spektator!”

Kilian Mbape shënoi një tregolësh një natë më parë, me PSG-në e tij që festoi titullin e tetë kampion në histori. Francezi ishte protagonisti kryesor për parizienët thuajse gjatë gjithë sezonit dhe në fund të ndeshjes ndaj Monakos nuk mund t’i shpëtonte mediave.

20-vjeçari, u pyet për disa tema, një nga të cilat ishte edhe transferimi i mundshëm te Reali i Madridit. Përgjigja e sulmuesit ishte e qartë edhe e drejtpërdrejtë, teksa deklaroi se madrilenët do t’i ndiqte vetëm si tifoz, pasi e ardhmja e tij do të vijojë të jetë në Paris.

“A jam i sigurt që do të qëndroj te PSG? Po, jam pjesë e projektit. Shumë mirë për Realin nesë kanë Zidanin, do t’i shoh ndeshjet e tyre si spektator.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online