Shumë fjalë, Inzagi merr vendimin final

Simone Inzagi do të qëndrojë te Lacio. Trajneri i skuadrës romane kishte kohë që përflitej për largim, me Juven e Milanin që dukeshin të interesuar.

Pas triumfit në Kupën e Italisë Inzagi kërkoi kohë, për t’u menduar dhe për të parë projektet e klubit.

Dy takime me Lotito e Tare, pastaj edhe një takim final dhe Sky Sport njofton se është gjetur marrëveshja për rinovim.

Trajneri lacial rinovon edhe për një vit, me kontratën që tashmë shkon deri në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *