Shumë FIFA, biletat dhe rreshtimet: gjithçka për Tirana-Kukësi

Tirana-Kukësi, finalja e Kupës së Shqipërisë. Një trofe i rëndësishëm që të dyja skuadrat duan ta bëjnë tyrin. Ardian Mema dhe Ernest Gjoka kanë planifikuar gjithçka, madje edhe goditësit e penalltive. Gjithçka nis prej orës 19:00 dhe luhet në “Elbasan Arena”.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërkohë që gjykimi i kësaj ndeshjeje i është besuar Enea Jorgjit. Po arbitra me stemën e FIFA-s janë edhe pas portave: Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja. Anësorër e përzgjedhur janë Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.

KUPA E SHQIPËRISË – FINALJA
E diel, më 2 qershor 2019, ora 19:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

TIRANA-KUKËSI

TIRANA: Lika, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Hasani, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Rroca, Uilliam, Rama, Rexhinaldo. Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Denis Rexha; Gjyqtarë linje: Eldorian Hamiti, Juxhin Xhaja

BILETAT – Shitja biletave po bëhet në tre pika, te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, te biletari pranë “Elbasan Arenës” dhe në dyqanin zyrtar të FSHF në rrugën e “Elbasanit”. Tifozët e Kukësit kanë  në dispozicion tribunat B dhe C1, C2, C3, kurse ata të Tiranës tribunat A dhe G1, G2, G3. Çmimet variojnë nga 200 lekë në 2000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *