Shumë dritëhije për Elseid Hysajn, të reja mbi të ardhmen

Napoli mendon të arkëtojë shifra të vlefshme për klubin. Kështu, klubi italian po mendon të shesë sulmuesin belg, Dries Mertens. Ky i fundit ka një ofertë nga Kina dhe ky është momenti më i mirë për të përfituar diçka në aspektin financiar.

Veç tij, në listën e lojtarëve për t’u shitur është edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Kështu raporton “Il Mattino” dhe shkodrani i kërkohet nga klube të ndryshme evropiane. Klauzola për largimin është 50 milionë euro.

Gjithsesi deri më tani askush nuk është gati ta paguajë një shifër të tillë. Nisur nga sezoni aktual, që nuk ka qenë i mirë për shkodranin, vlera e Hysajt në treg ka pësuar rënie. Trajneri Karlo Ançeloti nuk e ka të preferuarin e tij dhe në këto kushte shitja e tij në verë është një opsion që po merret në konsideratë.

Nuk përmenden emra konkretë klubesh, por thuhet se asnjë prej tyre nuk arrin ta rivalizojë Çelsin. Londinezët thuhet se ofrojnë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij. Nëse vërtetë klubi i Premier League do e bëjë një ofertë në këto shifra, me shumë mundësi Napili do e pranojë dhe Hysaj do të transferohej në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *