Shtyhen Kupa dhe kampionati, njoftimi i fundit i Federatës

Një javë ndërprerje e kampionatit ka bërë që në Sektorin e Garave të mendojnë për modifikimin e kalendarit. Së fundmi ka ardhur edhe njoftimi nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe është vendosur që të shtyhet përfundimi i kampionatit më 29 maj. Kjo ka bërë që edhe finalja e Kupës të programoet më 2 qershor. Ndryshimi tjetër është se ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës do të zhvillohen më 3 prill dhe jo më 27 mars.

NJOFTIMI I FEDERATËS – “Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerje të aktivitetit futbollistik. Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më datë 3 Prill.

Ndeshjet gjysmë-finale do të zhvillohen në 24 Prill dhe 8 Maj 2019. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e diel më datë 2 Qershor. Java e 36-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më datë 25 Maj do të zhvendoset për datë 29 Maj”, shkruhet në komunikatën e FSHF-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online