Shtatë klube pas De Jong, Reali i parakalon të gjithë

0

Frenki De Jong është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Barcelona mbetet në “pole position” për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit dhe vetë dëshira e lojtarit është të luajë me ekipin e Leo Mesit. Por, konkurrenca nuk do të jetë e lehtë, sepse ekipeve të Barcelonës, PSG, Mançester Siti, Bajern Mynih dhe Totenhem, i janë bashkuar dhe Reali i Madridit me Mançester Junajtid, të cilat janë futur në garë për të arritur akordin me Ajaksin dhe vetë lojtarin, për të cilin Ajaks kërkon 75 milionë euro.

Siç citon holandezja “De Telegraaf”, Reali i Madridt do të nisë sulmin në janar për De Jong dhe ka gati 80 milionë euro për mesfushorin. Ai shihet si pasardhësi i Luka Modriç dhe Kampionët e Europës janë gati për të arritur te lojtari i talentuar, i cili debutoi dhe me kombëtaren e Holandës në ndeshjet përballë Perusë dhe Francës.

Menaxheri i lojtarit, Ali Dursun, ka folur për interesimin e madrilienëve dhe “Djajve të Kuq”. “Nuk mund ta konfirmoj, por as ta mohoj interesimin e këtyre klubeve. Duhet të pyesni Mark Overmars (drejtori sportiv i Ajaksit), sepse unë ia kaloj atij interesimin e klubeve të ndryshme për De Jong”, përfundon menaxheri i lojtarit, duke lënë të nënkuptohet se një ofertë e tillë ka ardhur në klub, por është Ajaksi ai që vendos gjithçka.

 

 

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.