Grezda i përgjigjet Xherardit, gol me ekipin rezervë

Ditën e djeshme padyshim çdo tifoz i kombëtares sonë ishte i mërzitur pasi në ekipin e Rejnxhërs për sfidën e kampionatit që e fituan 5-1, Eros Grezda nuk u grumbullua. Një vendim që u mor nga trajneri Stiven Xherard.

Por gjithsesi, për Grezdën duket se nuk ka kohë për t’u mërzitur. Sot lojtari i kombëtares sonë luajti në sfidën që ekipi rezervë i Rejnxhers zhvilloi ndaj Motheruell. Fitore tenistike 6-2 e skuadrës nga Gllasgou, por ajo që vlen për t’u përmendur është se Grezda shënoi golin e avantazhit të dyfishtë për Rejnxhërs në minutën e 41-të.

Një kundërpërgjigje e menjëhershme e 23-vjeçarit për trajnerin Xherard, i cili e kërkoi me mjaft ngulm që ta kishte nën urdhrat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online