Në prag të sfidë kualifikuese kundër Islandës, Shqipëria U-21 ka zgjedhur Tiranën për një miqësore luksi, që u ka shërbyer të dyja palëve për një kolaudim të rëndësishëm në prag të sfidave të ardhshme.
Trajneri i Shqipërisë U-21m, Alban Bushi, provoi formacionin titullar për ndeshjen e javës së ardhshme, por edhe Ze Maria e nisi me gjithë titullarët.
Në një ndeshje të ekuilibruar, Tirana fitoi 1-0, me gol të shënuar nga Erando Karabeci me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën u bënë shumë ndërrime, por nuk pati më gola, ndërsa për Bushin shqetësim i vogël mund të jetë mosshënimi i golit, por gjithsesi ishte një miqësore, ku më shumë u bënë prova, sesa u dha 100%.
Shqipëri U21 – Tirana 0-1
Shënues: Karabeci gol 43′ pen.
Shqipëria U-21: Selmani, Toli, Tafa, Maloku, Ceka, Ramadani, Bare, Çekiçi, Laçi, Abazaj, Hebaj. Trajner: A. Bushi
Tirana: Lika, Kërçiku, Uellison, Turtulli, Hoxhallari, Qilimi, Daja, Karabeci, Greca, Sentamu, Ngoo. Trajner: Ze Maria
Gjyqtarë: A. Beqiri, A. Koçiaj, R. Shaba, E. Spahiu