Hainkes: Po, Bajerni më ka bërë ofertë

Si zakonisht, Bild nuk gabon, kur bëhet fjalë për lajme të bujshme nga kampionati gjerman. Revista gjermane zbuloi se Bajerni ka zgjedhur Jup Hainkes si pasardhës të Karlo Ançelotit, edhe pse kampioni i fundit i Europës pritet të kthehet te Bajerni me mision të përkohshëm, deri në fund të sezonit.

Duke folur për Rheinische Post, vetë Hainkes ka konfirmuar gjithçka, duke pohuar se ka biseduar me drejtuesit e Bajernit për të rimarrë drejtimin e skuadrës që ka në vitin 2013, kur doli në pension pas triumfit në Champions League, kampionat e kupë brenda një sezoni.

“Asgjë nuk është firmosur ende. Duhet ende të analizoj gjithë situatën. Në fund të fundit, u bënë 4 vite e gjysmë që kur lashë Bajernin dhe futbolli ka vazhduar të ndryshojë. Kam biseduar për shumë gjëra me Rumenigen, Hënesin dhe Salihamixhiçin, të cilët më kanë propozuar një kontratë deri verën e ardhshme”, zbulon Hainkes, i cili edhe pse 72 vjeç, ndihet mëse i aftë fizikisht e mendërisht për këtë detyrë delikate, edhe pse i duhet kohë që të vendosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online