Shqipëria U-19 ka zhvilluar një ndeshje miqësore përballë moshatarëve të Maqedonisë, sfidë që është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Ndryshe nga dy kombëtaret tjera kuqezi, ajo A dhe e U-21, 19-vjeçarët nuk janë mposhtur, pasi Broja ka shënuar gjatë pjesës së dytë për të rikthyer baraspeshën pas golit të Todorovskit që në minutën e 12-të të takimit.
Djemtë e drejtuar nga Nevil Dede bënë një ndeshje relativisht të mirë, por ishin në disavantazh për shumicën e takimit. Kuqezinjtë tanë U-19 mbyllin me sukses një tjetër miqësore dhe tekniku Dede gjithmonë e më shumë po ndërton një formacion bazë për ekipin e tij, pasi ka testuar shumë lojtarë në këto sfida jo zyrtare.
Miqësore
Shqipëri U19 – Maqedoni U19 1-1
Broja / Todorovski 12’