Eros Grezda është grumbulluar për dy ndeshjet kundër Turqisë dhe Andorras, në takimin kundër turqve që luajti vetëm 30 minuta. Sulmuesi kuqezi vjen nga një dëmtim, por sipas mediave skoceze, ky është momenti i tij më i mirë për të shkëlqyer dhe për të bindur teknikun Xherrard. “DailyRecord” është e bindur se 23-vjeçari do të jetë lojtari për t’u ndjekur nga Stiven Xherrard në ndeshjet kualifikuese.
“Ka qenjë një periudhë acaruese për Eros Grezdën në “Ibrox” gjatë sezonit të tij të parë në Skoci. Një dëmtim bëri që ai të presë shumë gjatë që të rikthehet në formacion dhe të fitojë konkurrencën me Rajan Kent dhe Kandeias. Udhëtimi në Tenerife gjatë pushimit të kampionatit pritej të ishte pika e kthesës për shqiptarin, por pësoi një tjetër dëmtim. Grezda u rikthye vetëm në ndeshjen kundër Kilmarok, ku luajti vetëm në pjesën e parë dhe u zëvendësua. Shumë larg potencialit…
Ai luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen e Shqipërisë kundër Turqisë dhe shpreson të rigjejë formën më të mirë kundër Andorrës. Duke parë që Kandeias është shumë larg formës, ky është shansi më i mirë që Grezda ta bindë Stiven Xherrard dhe të fitojë një vend në formacion, pasi vetë tekniku ka deklaruar shpeshherë se ai është një lojtar kyç për planet e tij”, shkruan DailyRecord.