Maradona “vullkan”: Argjentina, një film horror

Argjentina festoi për kthimin e Leo Mesit në kombëtare, por miqësorja kundër Venezuelës u humb 3-1, me një lojë të shëmtuar.

Kjo ka tërbuar Diego Armando Maradonën, i cili ka sulmuar ashpër kombëtaren dhe trajnerin Lionel Skaloni: “Ishte një film horror. Kjo skuadër nuk e meriton fanellën që vesh, Argjentina nuk ka për të fituar më asnjë ndeshje. Më vjen keq për popullin argjentinas, që vazhdon të besojë te gënjeshtarët e federatës”.

Nuk është hera e parë që El Pibe de Oro sulmon kombëtaren, duke fajësuar gjithë drejtuesit e lartë të futbollit: “Unë ndihem shumë argjentinas. Mendonin se do fitonin pa probleme? Kush është aq idiot sa ta besojë atë gjë? Venezuela ka ekip të organizuar dhe me bazë solide, kundër kësaj Argjentine e patën të lehtë”.

“Më vjen keq edhe për lojtarët, sepse po sulmohen nga të gjitha anët, ndërkohë që realisht fajtorë janë drejtuesit e federatës. Kjo kombëtare në trishton“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online